Loading…

Vucic takohet ‘miqësisht’ me Macronin e ‘shkurt’ me Scholzin

  • 06/10/2022 | 15:14

Vucic takohet ‘miqësisht’ me Macronin e ‘shkurt’ me Scholzin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar me presidentin francez, Emmanuel Macron.


Presidenti serb, takimin me Macron e cilësoi si të ngrohtë dhe miqësor, teksa shtoi se janë pajtuar që të takohen sërish.

“Ramë dakord të takohemi sërish për të diskutuar çështje kyçe me rëndësi për të ardhmen jo vetëm të vendit dhe rajonit tonë, por edhe në dritën e krizës globale me të cilën po përballemi të gjithë”, është shprehur Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Ndërsa, takimin me Scholzin, Vuçiq e cilësoi si të shkurtër, teksa tha se në samitin në Pragë të Çekisë do të diskutojnë disa nga temat më të rëndësishme që po rëndojnë mbarë botën.

“E ritheksova se Gjermania gjithmonë mund të presë pjesëmarrje serioze dhe partneritet nga Serbia në të gjitha projektet që janë në interesin kombëtar të vendit tonë”, shkroi Vuçiq, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se takim të paralajmëruar me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerma, Olaf Scholz, ka edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila gjithashtu po merr pjesë në samitin në Pragë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë