Loading…

Vucic takohet me Biden, tani flet për paqe në Ballkan

  • 17/01/2017 | 21:13

Vucic takohet me Biden, tani flet për paqe në Ballkan

Serbia ditë më parë kërcënoi me luftë Kosovën, por kur u dalin përpara amerikanëve, i ndrrojnë fjalët. Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, të martën pati një takim me zv.presidentin amerikan Joseph Biden, në Forumin Ekonomik në Davos, me të cilin u pajtua se duhet të ruhet paqja dhe stabiliteti në rajon, transmeton gazetametro.net.

Të dy zyrtarët kanë biseduar në lidhje me marrëmëdhiet në mes të dy shteteve dhe në lidhje me situatën në regjion.

Biden theksoi se Serbia është qelësi për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe se është e nevojshme sa më shpejtë të jetë e mundur integrimin e saj në BE.

“Hapa të mëdha janë bërë në dialogun me Prishtinën,” ka thënë Biden.

Në anën tjetër Vucic ka thënë se askush nuk dëshiron të përplaset me Prishtinën dhe se është e rëndësishme ruajtja e paqes.

Vucic tha se ruajtja e paqes nuk u bë për shkak se Serbia është “e dobët” ose për shkak se Serbia kishte frikë, por për shkak se ajo është e arsyeshme dhe theksoi se me Prishtinën nëse është e nevojshme do të krijojnë “vijë të kuqe”.

Ai gjithashtu komentoi se çfarë i kishte thënë Biden’it në takimin e tij “Unë i thash atij (Biden’it) se nuk jam aspak i kënaqur me deklaratat e Ambasadës Amerikane në Prishtinë”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë