Kryeministri serb Aleksandar Vucic do të takohet sot pasdite në Rashkë me përfaqësuesit politikë të serbëve nga Kosova, bën të ditur agjencia serbe e lajmeve Tanjug, përcjell gazetametro.net.
Takimi urgjent sipas Tanjug do të mbahet në ora 17:00, dhe vjen pas raundit të dytë të dialogut në nivel presidentash dhe kryeministrash në mes të Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësim të BE’së të zhvilluar natën e kaluar në Bruksel. /gazetametro.net