I gjithë lidershipi institucional serb sot është ngritur në këmbë, duke u munduar që situatën me Kosovën ta paraqes dramatike, dhe të përafërt me gjendje lufte. Ata po pretendojnë se Kosova është duke përgatitur sulm në veri.
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, sipas Telegraf.rs, ka thirrur në takim urgjent Ministrin e Mbrojtjes Zoran Djordjevic, me të cilin pasdite do të shkojnë në kazermën ushtarake në Rashkë, që është jo larg kufirit me Kosovën, përcjellë gazetametro.net.
Në këtë takim, janë të ftuar të marrin pjesë edhe përfaqësuesit politk të serbëve të Kosovës.
Duke u thirrur në një shkrim të radios gjermane Deutsche Welle, ku u tha se takimi i mbrëmshëm mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ishte i dështuar, mediat serbe raportojnë se Serbia është e frikësuar se Kosova do të sulmojë ushtarakisht veriun e banuar me shumicë serbe. /gazetametro.net