Loading…

Vucic sulmon opozitën serbe: “Gjërat po shkojnë në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”

  • 01/09/2018 | 13:16

Vucic sulmon opozitën serbe: “Gjërat po shkojnë në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”

“Është gjithnjë e më e qartë se po bëhet dhe më e vështirë për të dalë me një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiq sot në Novi Sad

Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur përsëri sot rreth çështjes së zgjidhjes së problemit me Kosovën.
Sipas tij gjërat vetëm po vijnë duke u vështirësuar drejt gjetjes së një marrëveshjeje të përbashkët për të dyja shtetet.

“Është gjithnjë e më e qartë se po bëhet dhe më e vështirë për të dalë me një zgjidhje për Kosovën”, ka thënë Vuçiq sot në Novi Sad.

“Gjërat janë duke shkuar në atë drejtim që Serbia nuk do të marrë asgjë”, ka shtuar Vuçiq, transmeton Gazeta Express marrë nga agjencia e lajmeve tanjug.

Vuçiq ka adresuar madje edhe kritika ndaj opozitës serbe, të cilët kanë dalë kundër idesë së shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Sipas presidentit serb, ata kanë harruar se bëhet fjalë për ndryshimin e kufijve të një Kosove të pavarur.

Ai ka thënë se Serbia do të pranojë një marrëveshje me Kosovën e cila do të jetë në interes të popullit të Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë