Loading…

Vucic s’pranon marrëveshje pa fituar diçka

  • 26/08/2018 | 14:21

Vucic s’pranon marrëveshje pa fituar diçka

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar sot se të premten ka zhvilluar një takim me presidentin Hashim Thaçi në Vjenë, takim ky i udhëhequr nga kancelari austriak, Sebastijana Kurz, dhe nga Komesari për Zgjerim i BE-së, Johannes Hahn.


“Shpresoj të mund të vazhdojmë me bisedime të tilla. Nuk mund t’ju jap detaje, sepse asgjë nuk është dakorduar, përderisa s’merremi vesh, kështu edhe është motoja e përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini”, ka sqaruar ai në një konferencë për media në Alpbach, ku folën, veç tjerësh, edhe presidenti Hashim Thaçi, raporton “Tanjugu”.

Vuçiqi tha se është gjithmonë pesimist, sepse dy palët kanë qëndrime të ndryshme, por ekziston dëshira që të gjendet rruga e zgjidhjes, sepse po punohet për qytetarët tanë dhe të ardhmen e tyre.

“Paqja mes serbëve dhe shqiptarëve është ajo në të cilën po punojmë. Kemi pasur shumë përplasje. Shpresoj dhe them se kjo është dëshira e popullit tonë që të arrijmë tek paqja e qëndrueshme”, tha ai, transmeton Koha.net.

“Duhet të zgjidhim problemin me shqiptarët në të mirë të të dy popujve dhe të tërë rajonit. Serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të mëdhenj në rajon. Nëse arrijmë marrëveshje, edhe pse ende jam pesimist, sepse shoh shumë probleme me të cilat përballemi, dhe nuk jam i sigurt nëse qytetarët e Serbisë do të përkrahin marrëveshjen, do të zgjidhim problemin që ekziston për më shumë se dy shekuj”, u shpreh presidenti serb, Vuçiq.

Megjithatë, ai thotë se zgjidhja nuk mund të vijë pa mbështetjen e BE-së.

Ata që mendojnë se gjithçka ka përfunduar, Vuçiqi i ka porositur duke thënë se janë dy këndvështrime të gjendjes – njëra është se Kosova është shtet i pavarur i përkrahur nga gjysma e botës, ndërsa tjera është që Kosova është pjesë e Serbisë e të cilën gjendje e përkrahë gjysma tjetër, pesë shtet anëtare të BE-së dhe shumë shtete tjera të lindjes, Azisë e Afrikës.

“Për këtë arsye na duhet të gjejmë një zgjidhje e cila nuk do të ishte e njëanshme, që do të ishte e dhimbshme për të dyja palët, sepse atëherë kjo nënkupton që të gjithë mund të jenë pak të kënaqur dhe të pakënaqur. Nëse nuk gjejmë, pyes ata që çdo ditë na japin leksione, cila do të ishte zgjidhja. Që Serbia të njohë Kosovën, e të mos fitojë asgjë – kjo nuk do të ndodhë as në 100 vjetët e ardhshme. Nëse mendojnë se konflikti i ngrirë mund të zgjasë përgjithmonë – nuk mundet. Një ditë do të shkrihet dhe më pas do të kemi luftë, ndërsa askush s’e dëshiron luftën dhe për këtë arsye po kërkojmë mbështetje”, deklaroi presidenti serb.

Ai nuk shprehet optimist se në takim me Thaçin gjithçka do të shkojë lehtë sepse, siç tha ai, të dy e dimë se sa janë të mëdha ndasitë mes nesh.

Vuçiq tha se qëndrimi i shumicës në bashkësinë ndërkombëtare është se kufijtë e Kosovës janë zgjidhur, se zgjidhja e imponuar nënkupton që Serbia të marrë territor dhe se do të parandalojnë çdo përpjekje të tillë të Serbisë që të fitojë diçka.

“Epo, s’do të jetë kështu”, tha Vuçiqi.

“Ju na morët diçka më 2008 dhe sot mendoni se keni të drejtë… Por, mbi çfarë baze e bërë këtë, me çfarë akti ndërkombëtar”, pyet Vuçiqi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë