Loading…

Vucic ‘shumë i dëshpëruar’ me ndihmën që Gjermania i ofron Kosovës

  • 25/02/2019 | 15:40

Vucic ‘shumë i dëshpëruar’ me ndihmën që Gjermania i ofron Kosovës

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se deklarata e shefit të diplomacisë gjermane se do të vazhdojë të mbështesë Prishtinën pavarësisht taksës është dëshërim i madh për të, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ka paralajmëruar se këtë dhe porositë tjera të cilat i ka marrë Serbia kohët e fundit do t’i shqyrtojë ditët në vijim në mbledhje me qeverinë e Serbisë, njofton B92.

Ai ka thënë më tej se Gjermania “nuk do të guxonte të mbështesë ndalimin e qarkullimit të lirv të mallit, shërbimeve e njerëzve”.

Vucic i ka bërë këto komente në konferencën për shtyp me ministren për punë të Evropës në Qeverinë e Francës Nathalie Loiseau, të cilën e ka falënderuar për kërkesën e Francës për heqjen e taksës së Kosovës në mallin serb.

Duke folur rreth taksës, sipas Vucicit, dikush i ka shfrytëzuar taksat, duke e ditur se deri sa të janë ato në fuqi nuk do të ketë dialog.

Ai ka thënë se me vënien e taksës Prishtin “e ka shkrirë konfliktin e ngrirë”.

Duke komentuar emërimin e ministren e re në vend të Nenad Rikalos në Qeverinë e Kosovës, Vucic ka thënë se (kryeministri i Kosovës) Ramush Haradinaj po i zgjedh ministra “serbët e tij privatë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë