Këshillit të Sigurimit Nacional të Serbisë po mban mbledhje me fillim prej orës 18:15. Takimin e kryesonPresidenti serb, Tomislav Nikolic, transmeton gazetametro.net
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic tha se treni u nis në kohën e caktuar, por më pas ‘filluan të ndodhnin gjëra të pabesueshme’.
“Forcat speciale shqiptare deshën ta hidhnin në erë një pjesë të hekurushës dhe kështu të provokojnë një konflikt të përmasave të mëdha”, ka thënë tha Vucic.
Ai ka theksuar se pasi treni u nis, filluan të ndodhnin “gjëra të pabesueshme”.
Njësia speciale e Policisë së Kosovë, ROSU, sipas tij kishte qëllim të hapte konflikt.
“Ishte vendim i imi të e ndal trenin në Rashkë dhe tu tregojmë të gjithëve se dëshirojmë paqe … Kisha një bisedë me Mogherinin, e njoftova për situatën dhe se sa të zhgënjyer jemi me reagimin e EU’së”, deklaroi Vucic.
Sipas kryeministrit serb, treni nuk paraqet kërcënim për askënd, andaj duhej lejuar të hynte në Kosovë./gazetametro.net