Loading…

Vucic shprehet se nuk është optimist për zgjidhjen për Kosovën, thotë se Serbisë i duhet të mbrohet

  • 04/08/2018 | 14:22

Vucic shprehet se nuk është optimist për zgjidhjen për Kosovën, thotë se Serbisë i duhet të mbrohet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së vendit, u takua më patriarkun Irinej.


Pas takimit me Irinej, Vucic u përgjigj në pyetjet e gazetarëve në lidhje me Kosovën, transmeton gazetametro.net

I pyetur se cila është zgjidhja përfundimtare e kompromisit për Kosovën, ai tha se ende nuk ka zgjidhje dhe se zgjidhja nuk është në horizont.

Vucic gjithashtu tha se nuk është optimist në lidhje me këtë.

“Përfundimisht do të jetë atëherë kur të përfundojë, jo para kësaj. Për këtë do të flas nëse është e mundur të arrihet një zgjidhje e tillë. Tani një zgjidhje të tillë nuk ka. A është në horizont? Mendoj se jo. Nuk jam optimist”, ka thënë Vucic.

Vucic gjithashtu ka thënë se ditëve të fundit ka një ndërhyrje të agjenturave të llojllojshme, prandaj Serbi ka ardhur në një situatë për të mbrojtur veten nga thashethemet. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë