Loading…

Vucic: Serbia sërish do ta fitojë betejën kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO

  • 20/02/2017 | 16:16

Vucic: Serbia sërish do ta fitojë betejën kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO

Vitin e kaluar Serbia arriti që të bëjë një fushatë të egër kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, e kështu si duket do të jetë edhe këtë vit.


Kështu është deklaruar edhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic, i cili ka thënë sot se në vjeshtë pritet një betejë e madhe kundër hyrjes së Kosovës në UNESCO.

Ai, beson se Serbia sërish do të fitojë, përcjell gazetametro.net.

E kur foli për përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, Vucic tha se është një proces i gjatë e shanset e Beogradit që ta kontestojë këtë, janë më të vogla se sa për UNESCO- n, pasi që për të duhen dy të tretat e votave.

E kur foli për shqiptarët, tha se kundër Serbisë nuk janë vetëm shqiptarët e Prishtinës.

“Mos e hiqni nga mendja se kundër nesh nuk do të jenë jo vetëm shqiptarët e Prishtinës, por edhe disa të fuqishëm të cilët e kanë sponsorizuar kërkesën për hyrje të Kosovës në UNESCO”, citohet të ketë thënë Vucic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë