Loading…

Vucic: Serbia do ta shqyrtojë rolin e William Walker’it

  • 11/05/2017 | 22:45

Vucic: Serbia do ta shqyrtojë rolin e William Walker’it

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka deklaruar sot se adresimi i ministres serbe të drejtësisë Nela Kuburovic para Këshillit të Sigurimit të KB javën e ardhshme do të jetë “vetëm fillimi i shqyrtimit të rolit të William Walker’t dhe pasojat e raportimeve të tij para forumeve ndërkombëtare”.


Vucic për RT të Serbisë ka thënë se Serbia në periudhën e ardhshme do të shqyrtoj të gjitha mundësit “në mënyrë që të vihet në pyetje legjitimiteti i vendimeve të cilat janë marrë në bazë të raporteve të William Walker’it”, përcjell gazetametro.net.

Ai ka “vlerësuar” se vendimet mbi “agresionin e NATO’s ndaj RSJ në vitin 1999 dhe mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, dy pasoja të tmerrshme të punës së ish shefit të Misionit Verifikues të OSBE’së në Kosovë, William Walker”.

Vucic ka shtuar se “Walker me deklaratën e tij të fundit, me të cilën e ka përkrahur bashkimin e gjithë shqiptarëve në Ballkan, ka sqaruar rolin e tij të shefit të dikurshëm të CIA’s i cili është sjellë për shef të Misionit Verifikues të OSBE në Kosovë”.

“OSBE e ka sjellë njeriun i cili ka pasur plane të qarta për krijimi e shtetit shqiptaromadh dhe i cili është shërbyer me gënjeshtra dhe falsifikime për të realizuar këtë qëllim”./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë