Loading…

Vucic: Serbia do kërkojë ekstradimin e Haradinajt

  • 05/01/2017 | 11:51

Vucic: Serbia do kërkojë ekstradimin e Haradinajt

Pas arrestimit të Haradinajt në Francë, kryeministri serb Aleksandar Vucic ka paralajmëruar se Serbia do të kërkojë ekstradimin e tij me procedurë të shpejtë.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Vucic ka porositur shkurtë se janë mbledhur dëshmitë dhe se shteti do të reagojë, transmeton gazetametro.net.

“Posi që do të kërkojmë ekstradimin! Askush nuk ka të drejtë, e as unë, të rrënojë punën e Prokurorisë dhe gjyqësinë e pavarur në Serbi. Kush ka të drejtë të vendos për lirimin e tij eventual? Unë jo në asnjë mënyrë. Nëse e liron Evropa, le ta liron. Le të tregojë edhe njëherë që politika është më e fortë dhe më e rëndësishme se e drejta, e pastaj le të vijnë dhe le të më shesin mend për kapitujt 23 dhe 24”, përfundoi me arrogancë kryeministri serb.

Të përkujtojmë se aktakuza serbe i referohet, sipas tyre, krimit te liqeni i Radoniqit, i cili kinse ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë më 1998 dhe 1999./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë