Loading…

Vucic: S’dua të besoj që Amerika e dinte se Oliver Ivanovic do të vritej

  • 23/01/2018 | 13:05

Vucic: S’dua të besoj që Amerika e dinte se Oliver Ivanovic do të vritej

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiq ka thënë se deklarata që kishte lëshuar Departamenti Amerikan i Shtetit për qytetarët e saj në Kosovë që të kenë kujdes, një ditë para se të vritej Oliver Ivanoviq, beson se është një rastësi.


Vuqiq tha se nuk dëshiron  të besoj se Shtetet e Bashkuara e dinin se Oliver Ivanoviq do të vritej

“Unë nuk dua të besoj se ata e dinin këtë, unë nuk do të jetoj në teorinë e komplotit”, është shprehur  Vuçiç.

Ivanoviq kohën e fundit kur kishte dhënë një intervistë për mediat serbe kishte thënë, se ka frikë se mund ta vrasin. Ai deklaronte poashtu se situata në Kosovë është përkeqësuar që nga arrestimi i tij dhe se ekziston një ndjenjë e pabesueshme e rrezikut dhe frikës në mesin e njerëzve. Ivanoviq thoshte se “serbët nuk duhet të kenë frikë nga shqiptarët por nga vetë serbët”.

Vitin e kaluar, në makinën e Ivanoviqit, por edhe në vitin 2005, nën makinën e tij zyrtare u gjet bombë. Nga partia e tij kishin dhënë dorëheqje katër anëtarë për shkak të frikës, shpjegonte ai, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në Kosovë vitin e kaluar.Gruaja e Ivanoviqit tha se pas vrasjes se “ajo e di” se kush e ka kryer vrasjen.

Pas mbledhjes së jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë, se vrasja e Oliver Ivanoviqit ishte një akt terrorist. Përveç kësaj, ai gjithashtu deklaroi se një letër iu është dërgua autoriteteve të EULEX-it dhe UNMIK-ut me kërkesën që autoritetet shtetërore të Republikës së Serbisë të marrin pjesë në kryerjen e hetimeve në territorin e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë