Loading…

Vucic pyet BE’në: Pse Katalonia s’bën, e Kosova po, dhe pa referendum

  • 02/10/2017 | 13:35

Vucic pyet BE’në: Pse Katalonia s’bën, e Kosova po, dhe pa referendum

Presidenti serb, Aleksandar Vucic, ka pyetur BE’në, se si është e mundur që të kundërshtohet pavarësia e Katalonisë, e shpallur me referendum, dhe të pranohet pavarësia e Kosovës, pavarësi të cilën thotë se e kanë pranuar 22 shtete anëtare të BE’së, duke shkelur ligjin europian të bazuar në të drejtën europiane.


“Pas referendumit të Katalonisë, dhe reagimit të Komisionit Europian, se referendumi ishte i paligjshëm, unë mendoj se është e qartë se sa e vështirë është për ta ruajtur pavarësinë e Serbisë”, tha Vucic, përcjell gazetametro.net.

“Sot çdo qytetarë i Serbisë mund të pyes Bashkimin Europian, se si referendumi për pavarësi i Katalonisë është i paligjshëm, ndërsa në rastin e Kosovës, ajo ka të drejt të shkëputet pa referendum fare”, ka thënë Vucic duke shtuar se kurrë nuk do të ketë një përgjigje ndaj serbëve, se si Katalonia nuk mundet e Kosova po, që të shpallin pavarësinë.

Vucic tha se fuqitë botërore vendosën të luanin me rishikimin e kufijve në Ballkan, por tani kur problemi i njejtë u erdhi para derës së tyre, situata po del të jetë shumë më serioze… .

“Ne do të mbrojmë parimet evropiane dhe demokracinë, por ne do të mbrojmë pavarësinë tonë”, tha Vucic, duke shtuar se do të bashkëpunojë me fqinjët shqiptarë, por do t’u jetë mirënjohës vendeve europiane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, siç janë, Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro dhe Greqia. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë