Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të propozojë mandatarin për formimin e qeverisë së re.
“Gjatë kësaj jave do ta propozojë mandatarin për kryeministër”, i ka thënë Vucic gazetarëve në Gornji Milanovac.
Ai më herët ka thënë se emri i mandatarit për krijimin e qeverisë së re do të bëhet i njohur më 11, 12 apo 13 qershor dhe se dëshiron që gjatë ceremonisë me rastin e zgjedhjes së kryetarit, që është planifikuar për 23 qershor, t’i presë anëtarët e qeverisë së re.
Vucic ka fituar në zgjedhjet presidenciale në Serbi më 2 prill, ndërsa mandatin e kryetarit e ka marrë më 31 maj. Një ditë më vonë ka dhënë dorëheqje nga funksioni i kryeministrit./gazetametro.net.