Loading…

Vucic pret në Serbi homologun nga Bjellorusia: Do të flitet për dialogun Kosovë-Serbi

  • 02/12/2019 | 10:49

Vucic pret në Serbi homologun nga Bjellorusia: Do të flitet për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic do të pres në takim sot homologun e tij nga Bjellorusia, Alexander Lukashenko, i cili do të jetë në Serbi për një vizitë dy-ditore, transmeton Gazeta Metro.


Siç raportojnë mediet serbe, Vucic dhe Lukashenko do të nisin bisedimet e tyre të martën në orën 10, në takimin plenar midis delegacioneve të Serbisë dhe Bjellorusisë.

Kjo do të pasohet nga një ceremoni e shkëmbimit të dokumenteve dypalëshe të nënshkruara për të cilat dy presidentët do të tregojnë në një konferencë për media që do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme.

Ndër temat e diskutimit do të jetë edhe mbështetja e Bjellorusisë për zgjidhjen e çështjeve midis Kosovës dhe Serbisë.

Siç bëhet e ditur, Bjellorusia do të përkrahë Serbinë në integrimin e vendit, në zgjidhjen e çështjeve sa i përket anëtarësimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare, si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e industrisë së përkushtuar dhe armëve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë