Loading…

Vucic: Përfaqësuesit tonë të vërtetë në Kosovë, s’marrin vendime pa na pyetur

  • 09/04/2019 | 16:59

Vucic: Përfaqësuesit tonë të vërtetë në Kosovë, s’marrin vendime pa na pyetur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic sot porositi se vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje në veri e marrin ‘përfaqësuesit e vërtetë politik të serbëve’, transmeton Gazeta Metro.


Ai gjendet në vizitë në Mostar në Bosnje e Hercegovinë në një panair,  ku nuk morrën pjesë përfaqësuesit boshjnak, u deklarua për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri të Kosovës, tha se:

“Serbët e Kosovës se deri sot kanë ditur si të ruajnë vatrat e tyre dhe se gjithmonë kanë përkrahur shtetin e tyre Serbinë, dhe mos dyshoni ata do të marrin vendimin vet dhe do të kenë përkrahjen tonë. Jam i sigurtë se ata dëshirojnë që të dëgjojnë edhe mendimin tonë”.

Vucic lajmëroi edhe se nesër do të takohet me këta ‘përfaqësues të vërtetë’ ata të cilët e përfaqësojnë popullin e jo vetëveten’ .

Poashtu deklaroi se këta përfaqësues nuk janë konsultuar rreth shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë