Loading…

Vucic për versionin e ri të planit franko-gjerman: S’ka afat por nuk e refuzoj as pranoj paraprakisht, vijat e kuqe të Serbisë i dinë

  • 06/12/2022 | 18:36

Vucic për versionin e ri të planit franko-gjerman: S’ka afat por nuk e refuzoj as pranoj paraprakisht, vijat e kuqe të Serbisë i dinë

Presidenti serb Aleksandar Vucic, në konferencën për media në Tiranë pas Samitit të BE-Ballkani Perëndimor u përgjigj rreth detajeve të planit të franko-gjerman dhe tha se e kanë pranuar versionin e fundit të planit por nuk janë përfshirë në të propozimet më të rëndësishme të Serbisë siç u ankua, transmeton Gazeta Metro.


Ai u pyet nga gazetarët nëse ka parë planin dhe a janë përfshirë në të gjitha çka ishin propozuar nga pala serbe herën e fundit, presidenti serb Vucic e theksoi se ato që ai i konsideron më të rëndësishme jo dhe këto i kanë dorëzuar me dokument të shkruar.

“Atë që ishte më e rëndësishmja nuk e kanë përfshirë. Kjo është e gjitha që mund të them. Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, asgjë nuk refuzojmë paraprakisht, por kemi dorëzuar me shkrim dhe kemi bërë të ditur qartë se cilat janë vijat tona të kuqe dhe atë që nuk mund ta pranojmë. Por me rëndësi është të bisedojmë dhe të jemi të gatshëm për zgjidhje kompromisi dhe do të vazhdojmë të bisedojmë.”

Ai u pyet më tej përsëri gjatë konferencës rreth planit dhe foli edhe si ai e sheh ai si do të ishte përmbajtja e propozimit francez-gjerman, sipas tij. Por në parim e theksoi se kjo është propozim që do të diskutohet tash e tuje.

“Padyshim që do të na duhet që të punojnë shumë në të ardhmen, së paku të përpiqemi të arrijmë një zgjidhje kompromisi. Çështja kryesore nuk është nëse apo kur do të takohem me Kurtin – këtë do ta bëj kurdo që të na e propozojnë ndërmjetësit e BE’së, çështja reale është përmbajtja e asaj zgjidhje kompromisi. Më duhej t’i mohoj pretendimet e ndryshme se ky dokument ishte pro-serb apo pro-shqiptar, jo ishte përpiluar ekipet e presidentëve francezë dhe gjermanë që na ishte dorëzuar. Ne në fakt kishim rezervuar paraprakisht publikimin e tij tek gazetarët por nuk e bëmë siç e dini. Po ne kemi pranuar një version final dhe nuk mund të them se jam 100 përqind kundër apo në favor të tij, duhet diskutuar mes palëve, mes fraksioneve e pastaj do ta shohim. Ne do të na duhet të respektojmë njëri tjetrin, të flasim me njëri tjetrin, dhe duhet të shmangim këto veprime njëanshme që flisja më parë. Kjo është një gjë që do të mund të dëmtojë një proces të tërë.”

Ai u pyet më tej rreth afatit të përfolur në media, dhe nga zyrtarë të lartë të huaj dhe nga vet kryeministri Albin Kurti disa herë, i refuzoi tërësisht dhe i refuzoi si jo serioze dhe papërgjegjshme, duke theksuar Asociacionin si parakusht për të vazhduar tutje procesin e dialogut.

“Jo si propozim final konsiderohet nga ana e tyre propozimi. Për ne është vetëm fillimi i procesit të diskutimit. Jo nuk ka afat kohor kjo do të ishte joserioze. Ju e dëgjuat Josep Borrell sot. Kjo do të thoshte se duhet të zgjidhim brenda tre muajsh çështje që nuk janë zgjidhur njëqind e më shumë vite. Dhe nëse nuk po zgjidhnim brenda afatit të tre muajve çfarë atëherë? Ti shkruajmë amendamente kujt, Shën Pjetrit? Që ai të na e zgjasë afatin edhe tre muaj. Thjeshtë kjo është joserioze dhe e papërgjegjshme dhe kur e dëgjoni se dikush këmbëngul në afate për diçka e nuk jemi në gjendje të merremi vesh që të zbatohet Asociacioni i Komunave Serbe, pasi njëra anë nuk dëshiron ta implementojë. Se e mendoni ju e duhet të ju pyes ai do të duhej që të implementojë Asociacionin para se të flasim për implementimin e një tjetër gjëje. Çfarë afati atëherë. Nuk ka e nuk shkruan natyrisht pasi njerëzit janë mjaftueshëm të ditur dhe e dinë që një gjë e tillë e është e pamundur, por është e rëndësishme që ne të flasim e të provojmë që të gjejmë ndonjë zgjidhje kompromisi që të shpëtojmë kokat e serbëve dhe shqiptarëve, të shpëtojmë jetët e njerëzve, që ekonomia të shkojë përpara që të mundemi pastaj të mendojmë për energjinë e ripërtërishme, e të mendojmë si e kur do ndryshojmë Serbinë apo ku e di Bosnje e Hercegovinës apo ndonjë tjetër në rajon. Këto për ne janë tema shumë të rëndësishme dhe me të vërtetë mendoj se takimi i sotëm ishte bujar dhe shërues rreth çështjeve që i dëgjuam e është e rëndësishme të ruajmë paqen e stabilitetin. Edhe një herë i falënderojë nikoqirët tanë për mikpritjen këtu në Tiranë e besoj se së shpejti do të shihemi në Beograd”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë