Loading…

Vucic për ‘Mini-Shengen’: Nuk i arsyetohem askujt, kjo është aleancë ekonomike mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

  • 20/12/2019 | 13:01

Vucic për ‘Mini-Shengen’: Nuk i arsyetohem askujt, kjo është aleancë ekonomike mes Serbisë, Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, para takimit të tretë për ‘minishengenin’ në Tiranë doli mjaft sfidues ndaj atyre që nuk e mbështesin këtë ide dhe u shpreh se ai po e bënë këtë për të mirën e popullit të vet dhe nuk e përjashton askën nga kjo ‘aleancë ekonomik’ – siç e quajti – e shtoi se nuk e ka ndërmend të arsyetohet para BE’së për këtë nismë, transmeton Gazeta Metro.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, derisa po fliste për takimin e sotëm në Tiranë shprehu kënaqësinë pasi në takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic.

“Dua të besoj se në të ardhmen ekziston mundësia të zgjerojmë këtë, aleancë ekonomike e jo politike të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Do të jap gjithçka nga vetja të ja tregoj këtë presidentit malazez, si dhe të gjithë presidentëve të rajonit” tha Vucic.

Vucic shtoi se ka dëgjuar komente të ndryshme në BE pas nismës së formimit të mini shengen – prej atyre shumë pozitive dhe atyre ku vërehej se disave nuk ju pëlqen kur popujt ballkanik marrin fatin në duart e tyre.

“Kjo nuk është ndonjë fshehtësi e madhe. Por me të vërtetë nuk më intereson se a ju pëlqen. As ata nuk na pyesin ne nëse na pëlqen ndonjë vendim i Këshillit të Europës. Ne këtë po e bëjmë për qytetarët tanë, pasi do të kemi më pak shpenzime dhe një treg të përbashkët të fuqisë punëtore, udhëtim më të lehtë për ne dhe për të huajt. Kjo do të ndikoj në rritjen e BPV’së, e nuk më shkon në mendje t’i arsyetohem askujt”.

Presidentin Vucic e pyetën edhe për nismën e shkarkimit të Presidentit Trump e ai është i mendimit se  Serbia është e vogël dhe nuk përfshihet në çështjet e brendshme të shteteve tjera.

Vucic shtoi se atij i duket se të gjithë indikatorët janë në anën e Trump dhe se demokratët e kanë tepruar me akuza të pabaza.

“Mendoj se dikush nuk e ka kuptuar se në politikë, kur e teproni me akuza të pabaza, atëherë kjo ju kthehet kundër si bumerang. Mendoj se Trump’it i kanë bërë një nderë”.

“Nëse analizoni rritjen e BRV, nëse shikoni shkallën e papunësisë e numëroni të rënët në luftërat e ndryshme- të gjitha i shkojnë për shtat presidentit Trump. Por ata do të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Ky është vetëm një mendim i imi”.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ishte i ftuar në takimin e tretë të kësaj nisme të mbështetur nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë