Loading…

Vucic për mediumin austriak: Nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë diçka në këmbim

  • 04/10/2020 | 14:57

Vucic për mediumin austriak: Nuk mund ta njohim Kosovën, pa marrë diçka në këmbim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar pozicionin e Bashkimin Evropian në çështjen me Kosovën.


Në këmbim të njohjes së Kosovës, ai ka thënë se BE-ja vetëm i ofron asaj një rrugë më “të lehtë” drejt BE-së, porse nuk po i ofron Serbisë asgjë.

Presidenti serb ka folur për një medium austriak rreth dialogut me Kosovë.

Kur u pyet pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, Vuçiq u përgjigj: “Ajo çfarë ne të gjithë po ofrojmë tani, nuk është asgjë. Ju na thoni ne të votojmë për pavarësinë e Kosovës, pastaj rruga drejt BE-së do të jetë më e lehtë, kjo është një asgjë e madhe. Askush nuk na garanton ne anëtarësimin në BE”, ka kritikuar kreu i shtetit serb.

“Askush në perëndim nuk na ka ofruar asgjë për Kosovën, përveç poshtërimit tonë, ndryshe nga SHBA-ja e cila na ofroi ndihmë ekonomike për të zhvilluar marrëdhëniet tona”, tha ai në një intervistë në dielën në “Kleine Zeitung”.

Vuçiq thotë se Serbia nuk mund të detyrohet ta njohë Kosovën pa marrë diçka në këmbim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë