Loading…

Vucic për dialogun me Kosovën është çështje ditësh: Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis, jo përbuzje të Serbisë

  • 04/06/2021 | 13:35

Vucic për dialogun me Kosovën është çështje ditësh: Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis, jo përbuzje të Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, nuk shtoi asgjë të re gjatë adresimit të paralajmëruar për publikun rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi nuk pati diçka të re për ta thënë  (deri tani pasi këto adresime të tij zgjasin dhe ende po vazhdon monologu i tij dhe përqendrimi kryesor është në reklamimin e marrëveshjes me korporatën gjigande britanike-australiane Rio Tinto dhe zhvillimin ekonomik) përpos se nuk duan të konflikt të ngrirë, transmeton Gazeta Metro.


“Dialogu do të vazhdohet në një periudhë të shkurtë kohore. Çështje ditësh. Serbia do t’i përgjigjet thirrjes dhe jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje të kompromisit, por jo përbuzje të Serbisë” tha Vucic në adresimin e paralajmëruar para publikut serb.

Presidenti serb përmendi siç ka bërë shpesh një ankesë të mbështjellë me lëvdata për veten dhe Serbinë se po angazhohet për zbulimin e fatit të personave të zhdukur nga Kosova. Përmendi si shembull gropimin në Kizevak dhe lejimin e vizitës së ekipit dhe familjarëve të të vrarëve shqiptarë.

“Ideja jonë është që shqiptarët të na tregojnë se ku mendojnë se kjanë varrezat, dhe ne do të gërmojmë aty. Këtë e kërkojmë edhe për ne” tha ai thuajse pushteti serb nuk ka informacion rreth varrezave masive të të zhdukurve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës.

Emisarët Lajcak dhe Palmer për dialogun këtë javë e kishin një aksion diplomatik për të siguruar e rifilluar dialogun mes Kosovës e Serbisë. Të dy takuan të gjithë aktorët politik si në Kosovë dhe Serbi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë