Loading…

Vucic pas takimit me Mogherinin: Serbia e gatshme për dialog ‘që nesër’, vetëm të hiqen taksat

  • 29/04/2019 | 15:12

Vucic pas takimit me Mogherinin: Serbia e gatshme për dialog ‘që nesër’, vetëm të hiqen taksat

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic i ka thënë përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri Federica Mogherini se Serbia është e gatshme “që nesër” të vazhdojë dialogun me Prishtinën, transmeton Gazeta Metro.

Vucic, sipas medieve serbe, ka thënë se me Mogherinin kanë biseduar për tema të numërta, duke shtuar se i ka thënë asaj se sapo të hiqen taksat, Serbia është e gatshme për dialog.

“Por se a do të ndodhë kjo – nuk është në duart tona”, ka thënë Vucic pas takimit në Berlin.

Ai ka theksuar se Serbia është e përcaktuar për rrugë evropiane dhe se do të punojnë në këtë drejtim.

“Nuk duam të bëjmë cirk politik, duam të bisedojmë mirë sonte. Duam ta ruajmë stabilitetin, paqen e qëndrueshme dhe fillimin e zgjidhjes së atyre problemeve të cilat janë aktuale. Nuk jam optimist se diçka do të zgjidhet në Berlin”, ka thënë ai.

Vucic ka thënë se zgjidhja duhet të gjendet “me kompromis”.

“Nëse dikush ka menduar se do të na bëjnë presion nuk do ta shohin atë film”, ka thënë Vucic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë