Loading…

Vucic: Nuk kam pranuar ta lejojmë Kosovën në OKB, ndonëse me janë kërcënuar

  • 28/02/2019 | 21:33

Vucic: Nuk kam pranuar ta lejojmë Kosovën në OKB, ndonëse me janë kërcënuar

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë sot në Leskovc se Serbia nga viti 2013 u është nënshtruar presioneve që të pranojë hyrjen e Kosovës në OKB, transmeton Gazeta Metro.

Vucic ka thënë se nuk ka dashur ta pranojë këtë ndonëse, siç ka thënë, “më kanë kërcënuar me përfundimin e karrierës”.

Sipas tij, kur kanë parë se Serbia po ngritet ekonomikisht, “të gjithë kanë filluar sulmin e koordinuar” ndaj Serbisë.

“Ne u themi shqiptarëve se duam paqe e kompromis, por nuk mund të flitet për kompromis nëse i vëni taksat anticivilizese, nëse nuk e keni përmbushur obligimin për formimin e AKS-së. Ata thonë se jemi afër marrëveshjes, por meqë e di sa sa larg prej saj jemi, pyetem se me kënd bisedojnë ata. Janë këto lojëra të tyre, e përsërisin tërë këtë në rast që një ditë nëse nuk do të ketë marrëveshje, të mund të thonë se serbët janë fajjtorë”, ka thënë Vucic, transmeton B92.

Meqë, sipas tij. Beogradi i ka plotësuar të gjitha obligimet e Marrëveshjes së Brukselit, Vucic ka thënë se “nuk mund të lejojmë qe të na rrëmbjenë të gjitha, plus të themi se jemi mirë”.

Vucic ka thënë se sivjet, në shënimin e 20-vjetorit të bombardimeve të NATO-s, do të tregojnë “se sa na dhembë që gjatë bormbardimeve i kemi humbur mbi 2.000 qytetarë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë