Loading…

Vucic nuk i bindet shtetit të Kosovës: Do t’ia mësyjë Drenicës

  • 09/09/2018 | 10:09

Vucic nuk i bindet shtetit të Kosovës: Do t’ia mësyjë Drenicës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se do të tentojë të shkojë në fshatin Banjë të Skënderajt, pavarësisht se atij i është ndaluar shkuarja atje me vendim të kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Do të tentoj që të shkoj në fshatin Banjë dhe ta vizitoj Millan Kovaçeviq dhe t’ia jap dhuratatat. Do të tentoj në rrugë dytësore nuk di a mund të shkoj atje apo jo”, ka thënë Vuçiq duke i porositur gazetarët e mediave serbe që mos të shkojnë me të.

Rikujtojmë, se rrugët që të çojnë në fshatin Banjë janë bllokuar nga qytetarët e Drenicës. Mediat në Serbi kanë shkruar se prapa protestave qëndron kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë