Loading…

Vucic: Nuk besoj se NATO do të na kërkojë ndonjëherë falje për bombardimet

  • 25/05/2021 | 12:48

Vucic: Nuk besoj se NATO do të na kërkojë ndonjëherë falje për bombardimet

Presidenti serb, Aleksandar Vucic i tha portalit çek “Parlamentní listy” se ai nuk beson se NATO-ja do t’i kërkojë ndonjëherë falje Serbisë për bombardimin në vitin 1999, siç bëri së fundmi presidenti çek, Millosh Zeman.


“Ata do të vazhdojnë të përsërisin se bënë më të mirën e mundshme dhe donin vetëm të parandalonin një katastrofë humanitare. Unë nuk besoj në ndonjë kërkimfaljeje zyrtare institucionale nga NATO. Por nëse më pyet nëse Millosh Zeman është presidenti i fundit që e bën atë, unë nuk mendoj kështu. Është e para, por nuk është e fundit”, tha Vucic.

Ai deklaroi se kërkimfalja e presidentit çek për bombardimet ishte një “balsam shërues për plagën e kombit serb”.

“A e dini se çfarë do të thotë kjo për një komb të vogël në Evropë? Kombi ynë i vogël u sulmua nga 19 vende të huaja, të cilat gjithmonë do të thonë se ata e bënë atë për shkak të një katastrofe humanitare, për shkak të fëmijëve, për shkak të gjithçkaje. Në vend të kësaj, ata vranë 72 fëmijë në Serbi duke i bombarduar ata. A ishte ky çmimi që u detyruam ta paguanim? A donin ata të na ndëshkonin në këtë mënyrë? Ky me të vërtetë nuk ishte dënim i ligjshëm. Kjo është arsyeja pse fjalët e presidentit Zeman nuk janë vetëm shumë të rëndësishme për mua, por gjithashtu ngrenë krenarinë time dhe dinjitetin e kombit tonë. Ai nuk mund t’i bënte më të lumtur qytetarët tanë”, tha Vucic

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic tha parmbrëmë se është e bindur se askush në NATO nuk është i kënaqur që presidenti çek kërkoi falje për bombardimin e Serbisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë