Loading…

Vucic shfaqet si në luftë, me helikopter pranë Kosovës (Foto)

  • 02/02/2017 | 17:23

Vucic shfaqet si në luftë, me helikopter pranë Kosovës (Foto)

E plotësuar:

17:47 – Serbia është duke imponuar situatë lufte me Kosovën. Kryeministri serb Aleksandar Vucic, ka filluar një takim me liderët e serbëve të Kosovës, në një kazermë ushtarake në Rashkë, që është një nga qytetet më të afërta me Kosovën.

aaaa

Mediat serbe raportojnë se kryeministri serb ka ateruar me helikopter brenda kazermës, duke mos pranuar që të transportohet me veturë në qytet ku do të takohet me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, por shkoi në këmbë deri atje, përcjell gazetametro.net.

aaaaaa

Vucic ka kërkuar që së pari të takohet privatisht me kryetarët e komunave nga veriu i Kosovës.

Përveç kësaj Vucic do të marrë pjesë në takim me shefin i Shtabit të Ushtrisë Ljubisha Dikovic, ministrin e Mbrojtjes, Zoran Djordjevic dhe Ministrin e Brendshëm Nebojsha Stefanovic.

Gjithashtu, mediat serbe raportojnë për dërgim të forcave të mëdha të xhandarmërisë serbe në kufi me Kosovën.


Vucic në Rashkë, fillon takimin me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës

Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka arritur në Rashkë në kazermën e ushtrisë serbe, ku ka filluar një takim me përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës.

Serbet e kosoves ne rashke

Gazeta serbe Kurir raporton se ky takim i Vucic’it me serbët e Kosovës vjen pas atij të mbrëmshmit në Bruksel me liderët e Kosovës, që konsiderohet si i dështuar, përcjell gazetametro.net.

Serbet e Kosoves ne Rashke

Vucic me vete në Rashkë ka marrë edhe Ministrin e Ushtrisë dhe atë të Punëve të Brendshme.

Mediat serbe sot gjatë gjithë ditës janë munduar ta paraqesin situatën si të tensionuar, duke raportuar se Prishtina po përgatit sulm në veri. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë