Loading…

Vucic në Leshak: Nuk mund t’ua them atë që keni dëshirë ta dëgjoni

  • 08/09/2018 | 18:28

Vucic në  Leshak: Nuk mund t’ua them atë që keni dëshirë ta dëgjoni

“Do të doja t’ua them atë që keni dëshirë ta dëgjoni, por nuk mundem, sepse jam i përgjegjshëm”, u ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic qytetarëve serbë në Leshak gjatë vizitës së tij në Kosovë.


Duke e lënë enigmë këtë, ai ka vazhduar duke thënë se e di se papunësia këtu është problemi më i madh, transmeton gazetametro.net.

“Do të investojmë shumë para në Trepçë e Leposaviq dhe kjo do të thotë qëndrim e mbijetesë e njerëzve këtu. Do të hapim fabrikë të baterive dhe t’i punësojmë 300 njerëz. Ju faleminderit që kujdeseni për atdheun tonë, për vatrën tuaj, e ne me ndihmën tuaj do të kujdesemi për fëmijët tuaj dhe të ardhmen. Ne kemi të njëjtin fat … ka thënë kryetari serb dhe ka falënderuar për pritjen. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë