Loading…

Vucic: Në Kosovë janë vrarë gjashtë serbë, do të befasoheni kush e ka bërë

  • 01/11/2018 | 14:56

Vucic: Në Kosovë janë vrarë gjashtë serbë, do të befasoheni kush e ka bërë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folur për vrasjen e disa serbëve, para 20 vjetëve.


Në Pejë, më 4 dhjetor të vitit 1998, janë vrarë gjashtë serbë të rinjë, transmeton gazetametro.net

Bëhet fjalë për nxënësit Ivan Obradovic, Zoran Stanojevic, Svetislav Ristic, Dragan Trifunovic, Vukosav Gvozdenovic.

Këta ishin vrarë në kafeterinë ”Panda” nga dy njerëz të maskuar.

Tani presidenti serb e ka kthyer vëmendjen te ky rast i para 20 viteve, duke thënë se nuk do ta fshehin të vërtetën dhe se do të bëfasohen shumë njerëz.

“Kam informata dhe dijeni, por organet tona kompetente po i kërkojnë provat e plota në mënyrë që të zbardhet ky krim i tmerrshëm. Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën, pa marrë parasysh se kush ka marrë pjesë në këtë krim të rënd dhe të tmerrshëm, dhe se, supozoj, do të befasohen shumë njerëz”, ka thënë Vucic në një intervistë për TV Prva. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë