Loading…

Vucic mohon se Lavrov e Bolton janë marrë vesh për Kosovën

  • 31/10/2018 | 12:39

Vucic mohon se Lavrov e Bolton janë marrë vesh për Kosovën

Kryetari i Derbisë Aleksandart Vucic ka demantuar shkrimet e gazetave se ministri i punëve të jashtme i Rusisë Sergej Lavrov dhe këshilltari i presidentit të ShBA-ve për siguri kombëtare John Bolton janë marrë vesh për “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

“Unë e kam marrë porosinë nga Lavrovi, kjo është absolutisht e pasaktë. Ata për herë të parë kanë biseduar për Kosovën, por për çfarëdo marrëveshjeje, duhet të dakordohet edhe Serbia”, ka thënë Vucic sipas gazetës beogradase “Danas”.

Ai ka përsëritur se Beogradi e Prishtinë janë larg nga zgjidhja me kompromis, transmeton gazetametro.net.

I pyetur rreth asaj që thuhet se në kremtimin e Ditës së armëpushumit në Luftën e parë botërore në Paris mund të arrihet marrëveshja për Kosovën, Vujcic ka thënë se kjo “është iluzore të pritet”, sepse diçka e tillë është e pamundshme.

Ai ka thënë se atje do të bisedohet me zyrtarët evropianë dhe se “në qoftë se këtë e duan” do të takohen me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë