Loading…

Vucic mesazh Prishtinës: Më mirë të bisedojmë 100 vjet, se të luftojmë 1 ditë

  • 04/04/2019 | 12:19

Vucic mesazh Prishtinës: Më mirë të bisedojmë 100 vjet, se të luftojmë 1 ditë

Presidenti Serb Aleksandar Vucic deklaroi se megjithë stagnimin në dialog, kompromisi është i rëndësishëm për Serbinë, transmeton Gazeta Metro.


Në intervistën e dhënë mes tjerash i dërgoi mesazh Prishtinës:

“Më mirë të bisedojmë 100 vjet, se të vritemi 1 ditë”.

Poashtu, Vucic u shpreh se shqyrtimi i çështjeve realisht do të kontribuojë më tepër se sa ‘rrahjet e gjoksit’.

Ai vazhdoi edhe për qëndrimin e përbashkët të serbëve dhe se a duhet të ketë kufizime në dialog, duke thënë se “serbët e dijnë çka duan, për herë të parë, e shqiptarët po bëjnë gabime që i bënim ne në fillim të të 1990-ve”.

Vucic u deklarua edhe për idenë e korigjimit të kufijve që u ofrua si ide e zgjidhjes së mundshme por siç duket nuk do të jetësohet pasi nuk e duan as gjermanët e as shqiptarët.

Vucic sqaroi edhe se nuk ka tejkaluar asnjëherë mandatin e tij gjatë bisedimeve dhe se gjatë negociatave duhet biseduar për gjithçka, edhe poqëse “kam propozuar e diçka së pari do të dilja para kuvendit e popullit me këtë propozim”./gazetmetro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]t
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë