Loading…

Vucic merr Presidentin, betohet se kurrë s’do ta jap Kosovën

  • 31/05/2017 | 10:09

Vucic merr Presidentin, betohet se kurrë s’do ta jap Kosovën

Kryeministri i gjertanishëm i Serbisë Aleksandar Vucic sot do të jep betimin para deputetëve të Kuvendit të Serbisë dhe do ta merr detyrën e kryetarit të Republikës së Serbisë, përcjellë gazetametro.net.


Vucic’i mandatin e vet pesëvjeçar do ta filloj me betimin i cili është si më poshtë:

“Betohem se të gjitha forcat e mia do t’i kushtoj sovranitetit dhe tërësisë së territorit të Republikës së Serbisë, duke përfshirë edhe Kosovën dhe Metohinë si pjesë përbërëse e saj, si dhe realizimin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjit, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies të të gjithë qytetarëve të Republikës së Serbisë dhe me ndërgjegje dhe përgjegjësi do t’i përmbush të gjitha obligimet e mia”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë