Loading…

Vucic me lotë në sy: Ju lutemi në Zot, hiqeni taksën

  • 22/11/2018 | 10:46

Vucic me lotë në sy: Ju lutemi në Zot, hiqeni taksën

Kryetari serb i ka “definuar”, sipas tij, katër qëllimet e Kosovës, që më shumë u ngjajnë teorive të komplotit.


Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se nga taksa 100 për qind, të cilën e ka vënë Kosova në mallin e Serbisë, askujt nuk i shkon në favor.

“Ju lutem në Zot, tërhiqini masat, bëhuni esëll”, ka thënë Vucic sipas medieve serbe duke iu drejtuar publikut.

Sipas tij, askush nuk do të mund të blejë qumësht apo një shishe të vogël uji, transmeton gazetametro.net.

“Askush s’ka hesap me këtë, paramendojeni çmimin e here 100…, këtë nuk do të mund ta paguajë askush, transmeton gazetametro.net.

Ai ka thënë se tashmë po ndjehen efektet, buka është shtrenjtuar 25, 30 për qind.

Megjithatë, ai ka shtuar se pushtetarët e Kosovës do të shkojnë deri në fund, pa marrë parasysh se, sipas tij, tërë botën e kanë kundër.

Në një nga disa paraqitje të sotme, Vucic i ka “definuar”, sipas tij, katër qëllimet e Kosovës, që më shumë u ngjajnë teorive të komplotit: ta bëjë Beogradin të kapitulojë pa kushte dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës; të bëjë spastrimin etnik të serbëve përtej Ibrit, të bejnë presion mbi bashkësinë ndërkombëtare për liberalizimin e vizave dhe, së fundit, shaktimin e konflikteve dhe destabilizimin e plotë të regjionit “për hir të interesave të huaja të dikujt”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë