Loading…

Vucic luan ‘të rrezikshmin’: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

  • 29/06/2022 | 21:10

Vucic luan ‘të rrezikshmin’: Kosova të mendojë tre herë para 30 shtatorit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dhënë deklarata agresive pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të vendosur reciprocitet ndaj Serbisë për çështjen e dokumenteve.


Presidenti serb ka folur sot edhe me tone kërcënuese për çështjen e targave.

Ai ka thënë se Prishtina duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Megjithatë, ai ka thënë se Serbia nuk do të ndërmarr ndonjë aksion ushtarak pas këtij afati në formë ultimatumi.

“Nuk do të ndërmarrim ndonjë aksion ushtarak, por kërkojmë nga ta që të mos konfiskojnë pronat e njerëzve tanë dhe të mos ndjekin dhe përjashtojnë qytetarët tanë. Kjo është kërkesa jonë e madhe. Lusim këta njerëz të fortë që të mos e bëjnë këtë”, ka thënë Vuçiq në një adresim publik.

Vucic fantazon pak pas vendimit të qeverisë për targat: Kosova ‘po përgatit konflikt të madh’

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë