Loading…

Vucic letër serbëve të veriut: Mos e shpallni autonominë

  • 03/08/2018 | 16:52

Vucic letër serbëve të veriut: Mos e shpallni autonominë

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u është drejtuar serbëve të Kosovës nëpërmjet një letre që të mos ndërmarrin asgjë nesër kur skadon afati hartimin e statutit të Asociacionit të mos ndërmarrin ndonjë veprim pasi shqiptarët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare do të ndërmerrnin aksione kundër tyre.

Sipas një skenari të shpalosur nga eksponentë të Kishës Ortodokse në Kosovë, serbët po planifikonin të shpallnin autonominë e tyre të dielën më 5 gusht.

Prifti Sava Janjiq i cili ka folur publikisht për këtë ka thënë se ka pasur informacione se situata në Veri do të eskalonte.

Vuçq në letrën e tij thotë se përderisa ai të jetë në krye të shtetit të Serbisë, nuk do të lejojë dhunë të organizuar mbi serbët dhe objektet religjioze e as përndjekjen e tyre.

Shefi i shtetit serb ka thënë po ashtu se “as kësaj here Prishtina nuk do të lëvizë as gishtin për të formuar Asociacionin e komunave serbe”.

Ai ka lutur qytetarët serbë që të mos ndërmarrin asgjë, ngase sipas tij, këtë do të mund ta shfrytëzonin shqiptarët ose një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare si pretekst për të ndërmarrë çfarëdo aksioni ndaj tyre.

Presidenti serb ka thënë se ruajtja e paqes në Kosovë është detyrë parësore e NATO-s prej të cilës pret dhe kërkon që “ta ruajnë paqen në atë mënyrë që të pengojnë çfarëdo tentimi eventual të kujtdo dhe me çfarëdo preteksti që ta marrin dhe ta grabisin hidro-elektranën ‘Gazivoda’ (Ujman) dhe trafo-stacionin ‘Vallaç’ ose cilindo objekt kyç infrastrukturor prej të cilit varet mbijetesa e serbëve”.

Vuçiq është shprehur po ashtu se për hir të paqes e stabilitetit do të angazhohet për zgjidhje paqësore dhe kompromisi të marrëdhënieve në Kosovë dhe nuk do të ndalet derisa serbëve të mos u sigurohen të drejta më shumë sesa që kanë sot.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë