Loading…

Vucic letër kancelarit austriak, në konsultim me Ramën (Video)

  • 17/02/2017 | 13:26

Vucic letër kancelarit austriak, në konsultim me Ramën (Video)

Thotë që për përmbajtjen e kësaj letre është konsultuar me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe me kryesuesin e Këshillit të ministrave të BH Denis Zvizdic.


Ai në këtë konferencë për shtyp të cilën e ka mbajtur bashkë me kancelarin austriak Christian Kern, paralajmëroi se nuk do të mbetet gjatë në këtë pozitë.

Ai ka theksuar se në atë letër qëndrojnë kahjet dhe idetë për Ballkanin Perëndimor “për ata që së shpejti do ta zëvendësojnë”, si dhe që për përmbajtje të letrës është konsultuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryesuesin e Këshillit të ministrave të BH Denis Zvizdic.

Në këtë konferencë ai tha që nuk dëshiron të komentojë çështjet e politikës ditore, si dhe që është gjithmonë i gatshëm që të bashkëpunojë me kryetarin e Serbisë Tomislav Nikolic, “çfarëdo që ai ka bërë dhe kurdo”.

Të premten pas dite duhet të mbahet mbledhja e Këshillit të përgjithshëm të SNS, në të cilën me siguri do të merret vendimi që të pranohet propozimi i Kryesisë së SNS që Vucic të jetë kandidat i kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Pas pyetjes së gazetarëve të komentojë kandidaturën e paralajmëruar të Nikolic’it, ai nuk deshi të komentoj këtë me arsyetim se nuk merret me thashetheme, gjysmë të vërteta, e as me të vërtetat që kanë të bëjnë me shtetin, por vetëm që kanë të bëjnë me partin. Nga unë do të dëgjoni vetëm fjalë të mira për presidentin Nikolic çfarëdo që ai ka bërë. Gjithmonë jam i gatshëm për bashkëpunim me të edhe para edhe pas zgjedhjeve. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë