Loading…

Vucic: Le ta dinë Amerika, Gjermania dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, se me presion s’ka kompromis me Kosovën

  • 18/04/2019 | 15:55

Vucic: Le ta dinë Amerika, Gjermania dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare, se me presion s’ka kompromis me Kosovën

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, tha sot se shqiptarët e Kosovës pa kompromis me Serbinë nuk do fitojnë asgjë, pasi siç shprehet ai presionet ‘nuk ndihmojnë’, raportojnë mediat serbe, transmeton Gazeta Metro.


“Si bashkësia ndërkombëtare ashtu edhe Gjermania, Shtetet e Bashkuara, Franca duhet ta dinë se pa kompromis, presionet nuk ndihmojnë,” tha Vucic në një konferencë shtypi .

Ai mes tjerash tha se Serbisë nuk i është ofruar asgjë e ngjashme me idenë e sovranitetit të dyfishtë në veri të Kosovës, kështu që diçka e tillë nuk të ndodhë as në Berlin.

“Sovraniteti i përbashkët është gjithmonë diçka që është një kategori ligjore problematike dhe i ashtuquajturi sovranitet i dyfishtë – nuk e di se çka do të thotë. Por askush nuk më tha se, askush nuk na ofroi këtë dhe diçka e tillë nuk do të ndodhë në Berlin”, tha ai. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë