Loading…

Vucic kundër Perëndimit, ia mban anën Rusisë për rastin “Skripalj”

  • 13/04/2018 | 13:12

Vucic kundër Perëndimit, ia mban anën Rusisë për rastin “Skripalj”

“Serbia konsideron se nuk është e mundur ta akuzosh Rusinë për helmimin e ish spiunit rus Sergei Skripalj dhe vajzës së tij Yulia pa pasur asnjë provë”, ka deklaruar kryetari serb Aleksandar Vuçiq.


“Serbia dënon përdorimin e armëve kimike në gjithë botën, por pa prova është e pamundur të akuzohet Rusia për një gjë të tillë, siç kanë bërë vendet perëndimore. Madje Bashkimi Evropian ka marrë vendim ta dënojë Rusinë në bazë të pretendimeve britanike se gjoja Rusia ka bërë një gjë të tillë. Kështu nuk duhet reaguar”, ka thënë Vuçiq, shkruan express.

Të përkujtojmë, Sergei Sripalj dhe vajza e tij Yulia ishin helmuar më 4 mars në Solsberi të Anglisë me gaz helmues i cili ishte prodhuar në Rusi dhe të cilin ajo e posedon. Autoritetet britanike, pas hulumtimeve kanë ardhur në përfundim se ky helm është përdorur nga ana e pushtetit rus, dhe e kanë akuzuar Moskën për sulm me armë kimike në territorin e Britanisë së Madhe, ashtu si edhe shumë shtete të BE, SHBA dhe Kanadaja,

Me këtë rast një numër shumë i madh i shteteve ka vendosur t’i dëbojë diplomatët rus, më shumë se 100 sish, nga vendet e tyre, gjë që Rusia e ka quajtur akt armiqësor ndaj tyre.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë