Loading…

Vucic: Kosova s’ka bazë ta padis Serbinë për gjenocid

  • 09/04/2017 | 11:20

Vucic: Kosova s’ka bazë ta padis Serbinë për gjenocid

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka kërkuar sot nga përfaqësuesit e Kosovës që sa më parë të vazhdojë dialogu në Bruksel, pasi që, siç tha ai, nevojitet qetësimi i gjendjes dhe ulja e tensioneve.

“Mendojmë se vazhdimi i dialogut është kyç, kjo është kërkesa ime për njerëzit në Bruksel dhe Prishtinë”, ka thënë Vucic, raporton “Fonet”

“Do të ishte më e lehtë për mua që ofendimeve dhe kërcënimeve t’u përgjigjem me të njëjtën gjuhë, por më e rëndësishme për mua është stabilizimi i situatës”, ka shtuar Vuçiq gjatë një konference me gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

“Nuk mundet që një urdhërarrest, një hetim dhe një akuzë për krimet më të rënda të jetë arsye e mjaftueshme që të kërcënohet mbijetesa e një populli të tërë. Kjo është e papranueshme dhe këtë shteti i Serbisë, dhe askush tjetër në botë, nuk mund ta pranojë”, ka paralajmëruar Vucic, transmeton Koha.net.

Ndërkaq, për sa u përket deklaratave të fundit se Kosova do ta padis Serbinë për gjenocid, Vucic tha: “Nuk e di në çfarë baze do ta bëjnë këtë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë