Loading…

Vucic: Kosova nuk pranohet në Interpol, kam kërkuar nga serbët që ta braktisin FSK’në

  • 19/11/2018 | 22:56

Vucic: Kosova nuk pranohet në Interpol, kam kërkuar nga serbët që ta braktisin FSK’në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka folur sot për televizionin serb ‘Hepi’ duke thënë se shpreson që Kosova nuk do të bëhet anëtare e Interpolit dhe ka pranuar se ka bërë presione mbi komunitetin serb në Kosovë që ta braktisin FSK’në.

Vucic ka pranuar se kundër kërkesës së tyre për mos-anëtarësimin e Kosovës në Interpol nuk ishte vetëm Mali i Zi, por edhe fuqitë më të mëdha botërore, njofton gazetametro.net.

“Nuk mund të them se do të jetë vendim i mirë, por shpresoj. Shpresoj që Kosova nuk do të jetë pjesë e Interpolit, sepse kemi bërë gjithçka që ta ndalojmë këtë. Kundër nuk i kemi pasur shqiptarët dhe Malin e Zi, por të gjitha fuqitë më të mëdha”, tha Vucic.

Po ashtu presidenti serb Vucic sot e ka pranuar zyrtarisht se ai ka bërë kërkesa dhe presione të vazhdueshme ndaj serbëve  në Kosovës që ta braktisin FSK’në, njofton gazetametro.net.

“Kam kërkuar që serbët të lëshojnë ushtrinë e Kosovës. Ata serbë Haradinajt mund t’i shërbejnë për të qëlluar në serbë. Ndaj kujt tjetër do të shkojnë përveç popullit të tyre”, tha Vucic.

Vucic ka thënë se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do të vazhdojnë përderisa do të jetë masa 10 përqindshe ndaj mallrave të Serbisë, për këtë ai është ankuar edhe tek kancelarja gjermane Angela Merkel./gazetametro.net.

 

 

 

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë