Loading…

Vucic: Kosova duhet të bëjë kompromis ‘të dhimbshëm’ për të hyrë në OKB

  • 18/02/2018 | 15:42

Vucic: Kosova duhet të bëjë kompromis ‘të dhimbshëm’ për të hyrë në OKB

Kompromisi me shqiptarët e Kosovës është vital për interesat e Serbisë dhe popullit serb, ka thënë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.


Kompromisi sipas tij nuk duhet anashkaluar. Këtë ai e ka thënë pas një takimi që ka zhvilluar me disa studentë nga Mitrovica e Veriut.

“Askush nuk mund të mendoj që për të arritur diçka me Kosovën dhe Metohinë, mund ta bëjë këtë duke ua ngrehur veshët serbëve”, ka thënë Vuçiq, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.

“Nëse dikush do që të hyjë në OKB, duhet të arrij marrëveshje me Serbinë. Kështu për këtë marrëveshje duhet të gjendet një zgjidhje përmes kompromisit”.

“Nuk e shoh që Prishtina të mund të hyjë në OKB pa një kompromis të vështirë, gjithëpërfshirës dhe serioz, të cilin mund të bëjnë me Beogradin dhe Beogradi mund ta bëjë atë”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë