Loading…

Vucic korrigjon historinë: Nuk mund të fajësohen serbët për të gjitha në ish-Jugosllavi

  • 25/08/2018 | 23:28

Vucic korrigjon historinë: Nuk mund të fajësohen serbët për të gjitha në ish-Jugosllavi

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic, në frymën e angazhimit për ndryshimin e kufijve, me gjasë po angazhohet edhe për ndryshimin e historisë.


“Nuk do të lejojmë që serbët e Serbia të fajësohen për të ngjarjet në ish-Jugosllavi”, deri sa po merr pjesë në Forumin evropian në Alpbah.

Siç u shpreh ai, nuk do të lejojë që serbët të fajësohen ashtu që “të luhet me emocione”, siç është bërë, sipas tij për një decenie e gjysmë.

Mediet serbe bëjnë të ditur se ai ka reaguar në paraqitësit e fjalëve hyrëse Tena Prelc, bashkëpunëtore profesioanel e Institutit Evropian oranë Shkollës së Londrës për ekonomi dhe shkenca politike, si dhe Andan Cerimagicit, ekspert për Ballkanin i Iniciativës evropiane për stabilitet, të cilët kanë folur për ngjarjet gjatë shpërbërjes së Jugosllavisë dhe ka thënë se duhet të reagojë në diçka që e ka quajtur “lojë me emocione”.

“Këtu u tha diçka për fajësimin e serbëve e Serbisë për ngjarjet në ish-Jugosllavi, diçka ne çka ne, duket se, jemi ballafaquar gjatë 20 viteve të kaluara”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk duhet luajtur me emocione.

Ndaj rrëfimit të Cerimagicit, i cili ka treguar se si serbët nga Doboji, qyteti i tij i lindjes, i kanë përzënë boshnjakët e kroatët, i kanë djegur dy xhami, dhe se është angazhuar kundër ndarjes së kufijve përgjatë vijave atnike, Vucic i është përgjigjur se edhe ai është
fëmijë refugjati nga Bosnja dhe se vetëm rastësisht ka lindur në Beograd.

Vucic ka thënë se nuk dëshiron të përsëriten raste të tilla si i ka përjetuar familnja e Cerimagicit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë