Loading…

Vucic kërkon të shfrytëzohet rasti për zgjidhje kompromisi

  • 03/11/2018 | 11:56

Vucic kërkon të shfrytëzohet rasti për zgjidhje kompromisi

Kongresmeni Poe, sipas medieve serbe, ka përkrahur qëndrimin se Beogradit e Prishtinës duhet ofruar hapësirë e kohë për të arritur marrëveshjen e përbashkët

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic ka folur për nevojën e arritjes së zgjidhjes më kompromis për Kosovën, nëpërmjet dialogut të Beogradit e Prishtinës dhe ka shprehur kënaqësin se administrata amerikane, sipas tij, mbetet e hapur dhe e gatshme të shqyrtojë të gjitha propozimet, në mënyrë që të shfrytëzohet rasti ekzistues për arritjen e kompromisit.

Këto sipas kumtesës nga shërbimi press i kryetarit serb i ka thënë kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic në takim me kongresistin amerikan Ted Poe, i cili është edhe bashkëkryesues i kokusit serbë në Kongresin e ShBA-ve, trasnmeton gazetametro.net.

Kongresmeni Poe, sipas medieve serbe, ka përkrahur qëndrimin se Beogradit e Prishtinës duhet ofruar hapësirë e kohë për të arritur marrëveshjen e përbashkët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë