Kryeministri serb Aleksandar Vucic ka thënë se ka humbur besimin në Prishtinën dhe se për këtë arsye dialogu në Bruksel do të jetë shumë i vështirë, por se pret që në rend të parë mesazhet e qarta të Bashkimit Evropian sa i përket përdorimit të armëve.
“Dua të lus autoritetet e Bashkimit Evropian që mos të japin përkrahje sjelljes së armëve dhe autoblindave aty ku nuk e kanë vendin, ndërsa të gjitha temat tjera do të shtjellohen ndonjë herë tjetër”, ka thënë Vucic në konferencë për shtyp, transmeton gazetametro.net.
Ai pretendon se “për shkak të humbjes së besimit bisedimet do të jenë të vështira por se është me rëndësi që të sigurohet paqja, stabiliteti dhe siguria për serbët e Kosovës, duke paralajmëruar Prishtinën që mos të luaj me armë”.
“Nga takimi i nesërm nuk pres shumë, por pres qetësimin e situatës dhe mesazhet e qarta. Na presin bisedimet e vështira, derisa çdo rezultat i arritur është i mirë”, ka thënë kryeministri serb, raportojnë mediat serbe, transmeton gazetametro.net
Vucic gjithashtu ka theksuar se ka marrë pjesë në të gjitha bisedimet në Bruksel, në çdo saktësim të marrëveshjeve, dhe se askush nuk i njeh bisedimet me shqiptarët si ai. Për këtë ai thotë se ndonjëherë është i zemëruar dhe i deprimuar kur dëgjon reagimet nga Serbia nga ata, siç ka thënë, që nuk dinë asgjë për bisedime. /gazetametro.net