Loading…

Vucic ka vendosur: Nuk do të takohet me Thaçin në Bruksel

  • 07/09/2018 | 11:39

Vucic ka vendosur: Nuk do të takohet me Thaçin në Bruksel

Kryetari i Serbisë Aleksadar Vucic ka vendosur se në Bruksel nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës, ka njoftuar agjencia serbe Tanjug.


Mediat serbe bëjnë të dirtur se Aleksandar Vuci ka aterruar pak pas orës 9 në Bruksel, ku pastaj rreth orës 10 ka biseduar me shefen e diplomacisë së BE-së Federica Mogherini, në kuadër të rundit të ri të bisedimeve ndërmjet Kosovës e Serbisë, transmeton gazetametro.net.

Ai pas takimit me Mogherinin ka vendosur se sot nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel.

Këtë ua ka kumtuar gazetarëve në Bruksel drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Marko Djuric, i cili si shkas ka përmendur “mashtrimeve, kërcënimeve e rrenave të shqiptarëve”.

Po ashtu, është bërë e ditur se sot Vucic do të vendosë se a do ta vizitojë nesër Kosovën, siç është paralajmëruar./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë