Loading…

Vucic: Jemi nën presion të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohjen e Kosovës

  • 31/05/2021 | 23:00

Vucic: Jemi nën presion të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja për njohjen e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se shteti i tij është nën presion nga Bashkësia Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës.


Vuçiq i bëri këto komente sonte gjatë një paraqitjeje në televizionin serb Happy Tv.

‘’Për ne është e rëndësishme që Serbia të mos jetë nën panikë, ne e kemi parandjerë se çfarë është duke ndodhur’’, tha Vuçiq.

‘’Aksioni është i koordinuar. Krejt kjo ndodh në të njëjtën kohë para vizitës së Lajçakut në Beograd, dy javë para vazhdimit të dialogut. Për rastësi nuk besojmë. Kemi pritur presione të fuqishme. Askush nuk do ta korrigjojë Vjosa Osmanin, pa marrë parasysh çfarë flet ajo’’, shtoi ai.

‘’Është e nevojshme që Serbia të mbështetet për muri, për shkak të interesve të tyre gjeopolitike, dhe jo vetëm për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë. Por, edhe për shkak të ndalimit të Serbisë në zhvillim ekonomik’’, vazhdoi Vuçiq.

Kreu i shtetit serb ka hyrë edhe më tepër ne detaje në lidhje me presionet e jashtme. ‘’BE dhe Amerika na vejnë nën presion, zgjidhja e tyre është njohja e ndërsjellë me Kosovën. Atyre nuk u pengon të na ofendojnë, krijojnë çfarëdo non-papers, e në fund mua më akuzojnë për to’’, theksoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë