Loading…

Vucic: Jemi gati për kompromis me Kosovën, nuk përjashtohet korrigjimi i kufijve

  • 11/12/2019 | 15:32

Vucic: Jemi gati për kompromis me Kosovën, nuk përjashtohet korrigjimi i kufijve

Presidenti serb, Aleksandër Vucic, ka folur sot rreth një kompromisi të mundshëm mes Serbisë dhe Kosovës, duke mos përjashtuar korrigjimin e kufijve, transmeton Gazeta Metro.


Përderisa ka folur për një kompromis të mundshëm mes Kosovës dhe Serbisë, Presidenti serb, ka përjashtuar mundësin e njohjes së Kosovës nga ana e shtetit serb, por nuk ka përjashtuar korrigjimin e kufijve.

“Nëse ata mendojnë që të vinë dhe të na kërkojnë njohjen e Kosovës, kjo nuk ka për të ndodhur”, ka thënë Vucic për një gazetë greke.

Vucic është pyetur për korrigjim të mundshëm të kufijve, i cili ka pasur një përgjigje për këtë, duke thënë se për cilët kufij po me pyesni, ata të njohur nga Rusa e Kina apo nga siç i njeh Gjermania e Franca.

Ai tutje ka thënë se jemi të hapur për çdo lloj marrëveshje. Vuçiç kujtoi se Serbia gjithmonë kishte kërkuar kompromis dhe se nuk dëshironte që të imponohej një zgjidhje që do të ishte në interes të vetëm njërës palë.

“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për bisedime dhe për çdo lloj kompromisi. Disa njerëz janë duke i përmendur disa modele të tjera, por nuk po na ofrojnë ndonjë gjë specifike. Nëse dikush mendon se mund të vijë në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si një vend të pavarur , kjo nuk do të ndodhë”, tha tutje Vucic.

Ai gjithashtu ka thënë se pa u hequr taksa 100% ndaj produkteve serbe, ne nuk do të ulemi dhe të bisedojmë me askënd./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë