Loading…

Vucic: Jam ngopur me hipokrizinë e Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, po pres se çfarë do të thonë

  • 19/10/2021 | 14:28

Vucic: Jam ngopur me hipokrizinë e Prishtinës dhe ndërkombëtarëve, po pres se çfarë do të thonë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, në parapërgatitje të që po kërcen nga një ceremoni përuruese të fabrikave doli të martën në Aleksinac ku kritikoi të gjithë rresht: Kosovën, bashkësinë ndërkombëtare, opozitën serbe dhe mediat serbe jo miqësore ndaj pushtetit të tij, transmeton Gazeta Metro.


Vucic adresoi akuzat ndaj tij se serbët në Kosovë janë detyruar të votojnë për Listën Serbe në zgjedhjet në Kosovë duke i mohuar, ndërsa pohoi se ju ka kërkuar që të votojnë pasi është më mirë se mos të dalin. Këtë Vucic tha nuk e ka fshehur asnjëherë, duke shtuar se ai sulmon Prishtinën se nuk e respekton marrëveshjen e Brukselit, e nuk mund të dalë e të them se nuk e respektojmë. Si të dalim para të tjerëve të kërkojmë themelimin Asociacionin e Komunave Serbe.

Arsyetimet të gatshme i ka Vucic, por ka mjaft akuza dhe dyshime e raste kur është përdorë edhe dhuna – edhe ndaj fëmijëve adoleshentë të politikanëve jo të përshtatshëm serbë – me arsyetimin e ruajtjes së unitetit të popullit serb në Kosovë. Vucic flet më zemërgjerë, vartësit e tij janë goxha agresiv për këtë çështje.

Vucic shau institucionet dhe qeverinë e Kosovës duke i vlerësuar si të paarsyeshëm e jo racional që janë të gatshëm të nxisin kriza të tjera, sipas tij, për të shpëtuar nga situata e pakëndshme.

“Shpresoj se arsyeja dhe qasja racionale të mbizotëroj tek një pjesë e njerëzve në Prishtinë, megjithëse është e vështirë të llogarisim në këtë pas disfatës politike që kanë dhe frikësohem se përsëri do të kërkojnë zgjidhje nga kjo situatë e pakëndshme”.

Ai shtoi më tej se i ka ardhur në maj të hundës me hipokrizinë që ai po e sheh si nga Prishtina dhe nga ndërkombëtarët. Këtë herë nuk bëri dallimin mes ndërkombëtarëve, të gjithë në një thes i futi, javën e kaluar kishte pretenduar se një shtet që nuk është anëtar po i fryn e mëson Kurtin për të nxitur kriza.

“Ne do të presim e të shohim se çfarë do të thotë Europa. Jam ngopur, si qytetarët e Serbisë, me të gjitha hipokrizitë nga jashtë e nga Prishtina, nuk e di se çfarë mund t’i shtohet kësaj” tha presidenti serb.

Drejtori i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Metohi’ së qeverisë së Serbisë, Petar Petkovic, nuk i bishtnoi fare kësaj çështje dje si shefi i ti sot duke lëshuar ultimatum se nëse që në takimin e parë mes delegacioneve të Kosovës e Serbisë nuk ka përparim drejt themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe “populli serb” do të tërhiqet nga të gjitha institucionet./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë