Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ju përgjigj disi Shaip Kamberit deputetit shqiptar për fjalimin e tij të ashpër për mungesën e demokracisë në Serbi, jo vetëm për shqiptarët në veçanti por për të gjithë. Vucic i anashkaloi këto të gjitha duke vendosur përsëri si viktimë serbët në komunat me shumicë shqiptare në Luginë, transmeton Gazeta Metro.
Sipas Vucic shefi i grupit parlamentar Lugina e Bashkuar, Shaip Kamberi, nuk ka fort bazë për t’u ankuar për mosrespektim të të drejtave të pakicave dhe totalitarizëm pasi sipas tij në Bujanovc 42 % të popullatës janë përjashtuar nga pushteti lokal, sipas presidentit serb.
“Për rrezikimin e pakicave të komuniteteve pakicë po flet dikush që nga pushteti në Bujanovc përzuri 42 për qind serbë. Ata kërkojnë poste ministrore me 0.5 për qind të popullatës në Serbinë qendrore dhe Vojvodinë, e atyre që kanë 42 për qind nuk ju lejojnë të marrin pjesë në pushtet. Kaq për totalitarizëm dhe për mosrespektimin e të drejtave të pakicave. Ne nuk u ankuam por nuk ka shumë kuptim që ata t’i tregojnë dikujt për këto probleme” tha Vucic në konferencën për media.
Kmaberi nuk ishte kufizuar vetëm në Luginën e Preshevës dhe Sanxhakun në Serbi, ai kishte akuzuar Vucic dhe Brnabic për qeverisje ku ksenofobia ‘po lulëzon’. Ai i akuzoi ata se kanë ndryshuar mjetet por ende po vazhdojnë me ideologjinë e Milosevicit./gazetametro.net