Loading…

Vucic i nervozuar me taksën që i ka bërë Kosova mallrave serbe, tregon pse nuk u takua me Thaçin në Paris

  • 11/11/2018 | 19:28

Vucic i nervozuar me taksën që i ka bërë Kosova mallrave serbe, tregon pse nuk u takua me Thaçin në Paris

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë sot për mediat serbe se nuk kishte nevojë të fliste me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, në Paris dhe se ata ishin parë disa ditë më parë në Bruksel.


Vucic njëjtë si presidenti i Kosovës Thaçi mori pjesë në kremtimin e 100-vjetorit të shënimit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, duke përmendur mundësinë e takimit të tij me Thaçin me ndërmjetësimin e liderëve botërorë, njofton gazetametro.net.

Vucci tha se nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe ajo e takimit me Thaçin në Bruksel.

“Mendoj se nuk kishte nevojë për këtë. E takova në Bruksel dy ose tre net më parë, nuk ishte ndonjë mbrëmje e madhe. Nuk mund të jetë mbrëmje e madhe kur dikush ju vë taksa apo tarifa”, tha ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë