Loading…

Vucic i kërkon ndihmë grekut rreth votimit për Kosovën në Interpol

  • 13/11/2018 | 11:33

Vucic i kërkon ndihmë grekut rreth votimit për Kosovën në Interpol

Kryetari serb ka thënë edhe se e ka njoftuar mysafirin grek me veprimin e Prishtinës rreth doganave, por se nuk ka dashur ta vë “në pozitë të pakëndshme” që të arbitrojë rreth kësaj çështjeje

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vucic është takuar me kryetarin e Demokracisë së re të Greqisë, Kirijakos Micotakis, i cili sipas medieve serbe, e ka siguruar se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrim rreth Kosovës dhe se Beogradi edheë më tej mund të llogarisë në mbështetjen e Athinës rreth “integritetit territorial” në të ardhmen.

Vucic ka thënë sipas medieve serbe se i ka kërkuar ndihmë Micotakisit në gjëra konkrete – nga votimi për Interpol (rreth kërkesës së Kosovës për anëtarësim) e të tjera.

Kryetari serb ka thënë edhe se e ka njoftuar mysafirin grek me veprimin e Prishtinës rreth doganave, por se nuk ka dashur ta vë “në pozitë të pakëndshme” që të arbitrojë rreth kësaj çështjeje./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë